Kush jemi ne?

Serbia kreu gjenocidin në Kosovë dhe ende nuk është dënuar për krimin më të rëndë që njeh njerëzimi. Fatkeqësisht, përveç Kuvendit të Kosovës që ka përkufizuar në mënyrë të qartë natyrën e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, deri në ditën e sotme asnjë vend tjetër nuk e ka emërtuar qartë dhe pa ambiguitet faktin se shteti serb ka kryer gjenocid kundër shqiptarëve. Dihet se faktet nuk flasin vet, prandaj është në përgjegjësinë e intelektualëve të fushave të ndryshme që t’i bëjmë “të flasin” për të nxjerrë në shesh të vërtetën e plotë për atë që përjetoi populli shqiptar i Kosovës.

Në funksion të këtij qëllimi, më 30 qershor 2019, në Bernë të Zvicrës u themelua  Qendra “GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR”.

Postimi i fundit:

U SIGURUAN MJETET FINANCIARE PËR PËRKTHIMIN E ROMANIT “ESKADRONËT E VDEKJES” NË GREQISHT!

Të dashur miq, Falë mbështetjes së mërgimtarëve shqiptarë, në një afat shumë të... read more

Bashkohu edhe ti!

Misioni ynë është përhapja e së vërtetës për gjenocidin në Kosovë dhe sensibilizimi i opinionit deri në arritjen e drejtësisë.
Aktiviteti ynë është krejtësisht paqësor. Ne synojmë që, përmes botimit të librave, broshurave, artikujve e fotografive; përmes organizimit të ekspozitave dhe manifestimeve të ndryshme, të japim kontributin tonë në përhapjen e së vërtetës dhe kërkimin e drejtësisë për viktimat e gjenocidit në Kosovë.

Bëhu donator i Qendrës!

Aktiviteti ynë është vullnetar dhe i pavarur nga institucionet shtetërore. Financat e aktivitetit tonë varen kryesisht nga donacionet e njerëzve vullnetmirë, të cilët nuk ngurrojnë të na mbështesin, duke treguar zemërgjerësi dhe duke iu bashkuar misionit tonë në arritjen e drejtësisë.
Vetëm së bashku mund të sensibilizojmë opinionin mbi domosdoshmërinë e ngadhënjimit të drejtësisë.
Bëhu donator i qendrës dhe bashkohu edhe ti në këtë rrugëtim!

Bëhu donator duke dhuruar përsmes TWINT:

U SIGURUAN MJETET FINANCIARE PËR PËRKTHIMIN E ROMANIT “ESKADRONËT E VDEKJES” NË GREQISHT!

Të dashur miq, Falë mbështetjes së mërgimtarëve shqiptarë, në një afat shumë të... read more

Në Montebelluna të Italisë: Përurim i shkëlqyer i romanit “Eskadronët e vdekjes” në italisht!

Të shtunën, më 2 mars 2024, Shoqata atdhetare “Zëri atdheut” organizoi përurimin... read more

Në Bruneck/Brunico të Italisë: Përurim i shkëlqyer i romanit “Eskadronët e vdekjes” në italisht!

Të premten, më 1 mars 2024, Shoqata atdhetare “Illiricum” organizoi përurimin e... read more

GËZUAR 16-TË VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS

Të dashur shqiptarë, Me rastin e 16-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës,... read more