Bashkohu me ne
Vrasjet, dhunimet seksuale, dëbimet nga vatrat tona dhe shkatërrimet e objekteve që lidhen me identitetin etnik, kulturor dhe historik të shqiptarëve të Kosovës nuk kanë synuar individë të caktuar, por ka pasur për qëllim shkatërrimin e tërësishëm ose të pjesshëm të shqiptarëve si grup i veçantë. Prandaj asnjë person nuk duhet të ndihet personalisht i turpëruar për dhunën që ka përjetuar, sepse kjo dhunë na ka goditur të gjithëve.
Vetëdijesimi në përmasa ndërkombëtare se në Kosovë ka ndodhur gjenocid është kusht paraprak që të ngadhënjeje drejtësia!
Anëtarësohu në Qendrën “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” dhe bëhu pjesë e angazhimit vullnetar që të përhapim në tërë botën të vërtetën e gjenocidit që përjetoi populli ynë.