Kush jemi ne?

Serbia kreu gjenocidin në Kosovë dhe ende nuk është dënuar për krimin më të rëndë që njeh njerëzimi. Fatkeqësisht, përveç Kuvendit të Kosovës që ka përkufizuar në mënyrë të qartë natyrën e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, deri në ditën e sotme asnjë vend tjetër nuk e ka emërtuar qartë dhe pa ambiguitet faktin se shteti serb ka kryer gjenocid kundër shqiptarëve. Dihet se faktet nuk flasin vet, prandaj është në përgjegjësinë e intelektualëve të fushave të ndryshme që t’i bëjmë “të flasin” për të nxjerrë në shesh të vërtetën e plotë për atë që përjetoi populli shqiptar i Kosovës.

Në funksion të këtij qëllimi, më 30 qershor 2019, në Bernë të Zvicrës u themelua  Qendra “GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR”.

Bashkangjitu edhe ti

Misioni ynë është përhapja e së vërtetës për gjenocidin në Kosovë dhe sensibilizimi i opinionit deri në arritjen e drejtësisë.
Aktiviteti ynë është krejtësisht paqësor. Ne synojmë që përmes botimit të librave, broshurave, artikujve e fotografive; përmes organizimit të ekspozitave dhe manifestimeve të ndryshme, të japim kontributin tonë në përhapjen e së vërtetës dhe kërkimin e drejtësisë për viktimat.

Bëhu donator i Qendrës

Aktivitieti ynë është vullnetar dhe i pavarur nga institucionet shtetërore. Financat për aktivitetin tonë varen kryesisht nga donacionet e njerëzve vullnetimirë të cilët nuk hezitojnë të na mbështesin, duke treguar zemërgjërësi dhe duke u bashkangjitur në misionin tonë në arritjen e drejtësisë për viktimat e gjenocidit në Kosovë.
Bëhu donator i Qendrës dhe bashkangjitu edhe ti në këtë rrugëtim.

PUBLIC ACKNOWLEDGEMENT

Dear writers, poetesses and poets! We want to express our gratitude to all... read more

REACTION ON BEHALF OF THE CENTER “GENOCIDE IN KOSOVO – AN OPEN WOUND”

THE CRIME OF GENOCIDE IS NEVER AMNESTED! Deeply concerned by the efforts of... read more

The SERBIAN Massacre of ALBANIAN Children – Albanian Traces (Gjurmë Shqiptare)

How were over 1380 Albanian children massacred by Serbs? What about the... read more

Statement

ON THE OCCASION OF THE COMMEMORATION DAY OF GENOCIDE AGAINST ALBANIANS IN... read more