Të dashur miq,

Për gjenocidet që janë bërë kundër hebrenjve, armenëve dhe tucëve në Ruanda janë shkruar mijëra romane dhe pjesë teatrale dhe janë bërë qindra filma artistikë. Jo vetëm lexuesve të huaj, por as atyre shqiptarë nuk u kemi ofruar vepra të mjaftueshme që për subjekt trajtimi kanë gjenocidin në Kosovë. Autori Bardhyl Mahmuti, ka botuar librat si “Mashtrimi i madh” dhe “Kurthet terminologjike në funksion të fshehjes së gjenocidit në Kosovë” si dhe ka publikuar shumë shkrime nëpër medie, në të cilat ka në fokus gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve në Kosovë. Ai tani ka shkruar edhe një roman, botimin e të cilit ia ka besuar Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”. Në këtë vepër, autori ka kombinuar romanin historik dhe kronikën si gjini letrare për të shpalosur tragjedinë që ka përjetuar populli shqiptar i Kosovës.

Ata që kanë pasur mundësi ta lexojnë romanin në dorëshkrim, janë të bindur për vlerat e mëdha të këtij romani dhe kanë marrë iniciativën që të mbështetet përkthimi i tij në disa gjuhë botërore. (Përkthimi në gjuhën angleze tanimë ka filluar). Prandaj “Qendra Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur” ju fton të bëheni pjesë e këtij projekti.

Mbështetja juaj për botimin e romanit “Eskadronët e vdekjes” është njëkohësisht një mbështetje e qëllimeve të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” për të bërë të njohur tragjedinë që ka pësuar populli shqiptar i Kosovës gjatë luftës së fundit.

Të gjithë ata që kanë vullnetin të mbështesin këtë projekt të Qendrës, do të mund ta bëjnë përmes xhirollogarisë sonë që është e publikuar në faqen tonë të internetit ose me kredit-kartelë përmes PayPal.

Informacionet për këtë gjenden në këtë link:

https://kosovogenocide.com/konto-nr/

Ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij projekti, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” do të kujdeset që të jenë të parët që do ta kenë në duar librin, sapo ai të botohet.

Këto janë mundësitë e mbështetjes:

Opsioni 1) 50.00 CHF

Ata që paguajnë së paku këtë shumë të të hollave, do të marrin një ekzemplar të librit në shqip, të nënshkruar nga autori. Ky do të jetë një version ekskluziv i shtypur, me lidhje të fortë. Botimi i këtij versioni do të jetë i limituar.

Opsioni 2) 100.00 CHF

Ata që paguajnë së paku këtë shumë të të hollave do të marrin dy ekzemplar të librit në shqip ose në anglisht, të nënshkruar nga autori. Versioni në gjuhën shqipe do jetë një version ekskluziv i shtypur, me lidhje të fortë. Botimi i këtij versioni do të jetë i limituar.

Opsioni 3) 200.00 CHF

Ata që paguajnë së paku këtë shumë të të hollave do të marrin dy ekzemplar të librit në shqip ose në anglisht, të nënshkruar nga autori. Përveç kësaj, do të mund të marrin edhe një version elektronik të lexueshëm në eBook Reader në gjuhën që ata e preferojnë. Versioni në gjuhën shqipe do jetë një version ekskluziv i shtypur, me lidhje të fortë. Botimi i këtij versioni do të jetë i limituar.

Janë të mirëseardhur të gjithë ata që dëshirojnë të paguajnë shuma tjera që mund të mos gjenden në opsionet e parashtruara. Mjetet që do të paguhen më shumë se që është kostoja e shtypit dhe përkthimit në anglisht, do të përdoren për të financuar përkthimet tjera ose për zhvillimin e veprimtarisë së Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ju falënderon paraprakisht për kontributin tuaj.

Në linkun e mëposhtëm mund ta gjeni një pjesë nga dorëshkrimi i librit “Eskadronët e vdekjes” të botuar nga Gazeta Dita:

http://www.gazetadita.al




Xhirollogaria e Qendës „Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur“:

___

GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR
1200 GENÈVE

Konto-Nr: 15-337218-7
IBAN: CH32 0900 0000 1533 7218 7
BIC: POFIBEXXX

___