News

Të nderuar miq të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

Qendra Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur ka marrë përsipër botimin e romanit “Eskadronët e Vdekjes”, të autorit Bardhyl Mahmuti. Përveç botimit në shqip, libri do të botohet edhe në gjuhën angleze dhe eventualisht edhe në ndonjë gjuhë tjetër.

Për të mbuluar shpenzimet që kërkon përkthimi dhe botimi i këtij romani, Qendra ka bërë thirrje për mbështetje financiare.

Si u masakruan mbi 1380 fëmijë shqiptarë nga serbët? Cili është fati i fëmijëve të zhdukur? Dëshmi tronditëse… Një dokumentar me titra anglisht nga gazetari Marin Mema

Mëse 1380 fëmijë shqiptarë janë vrarë gjatë viteve 1998 – 99 në Kosovë. Një pjesë ende rezultojnë të zhdukur. Madje edhe këto shifra duhen marrë si të përaferta, sepse të dhëna plotësisht të sakta nuk ka.

Faktet janë rrënqethëse, të dhimbshme, dëshmi të një egërsie që nuk mund të jetë njerëzore, por janë të vërteta.

Si u vranë kaq shume fëmijë?

Cili eshte fati i te zhdukurve?

Çfarë fshehin autoritetet serbe?

Për gjenocidet që janë bërë kundër hebrenjve, armenëve dhe tucëve në Ruanda janë shkruar mijëra romane dhe pjesë teatrale dhe janë bërë qindra filma artistikë. Jo vetëm lexuesve të huaj, por as atyre shqiptarë nuk u kemi ofruar vepra të mjaftueshme që për subjekt trajtimi kanë gjenocidin në Kosovë. Autori Bardhyl Mahmuti, ka botuar librat si “Mashtrimi i madh” dhe “Kurthet terminologjike në funksion të fshehjes së gjenocidit në Kosovë” si dhe ka publikuar shumë shkrime nëpër medie, në të cilat ka në fokus gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve në Kosovë. Ai tani ka shkruar edhe një roman, botimin e të cilit ia ka besuar Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”. Në këtë vepër, autori ka kombinuar romanin historik dhe kronikën si gjini letrare për të shpalosur tragjedinë që ka përjetuar populli shqiptar i Kosovës.

KRIMI I GJENOCIDIT NUK AMNISTOHET KURRË!

Thellësisht të brengosur me përpjekjet nga ana e disa personaliteteve publike për të njollosur pastërtinë e luftës sonë çlirimtare dhe për të amnistuar kryerësit e gjenocidit që ka kryer shteti serb në Kosovë po rikujtojmë se:

ME RASTIN E DITËS SË PËRKUJTIMIT TË GJENOCIDIT NDAJ SHQIPTARËVE NË KOSOVË

Duke u nisur nga fakti se më 16 maj 2019 Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën nëpërmjet së cilës vendosi që 15 janari të jetë DITA E PËRKUJTIMIT TË GJENOCIDIT NDAJ SHQIPTARËVE NË KOSOVË, më 15 janar 2020, Qendra «Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur» do të mbajë një tubim kushtuar viktimave të gjenocidit.
Tubimi do të mbahet më 15 janar 2020, duke filluar nga ora 19:15, në këtë adresë:

Adresa: Nørrebrogade 208
2200 København

Kontakti : Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” – Ibrahim Xhemajli (kordinator për Danimarkë).
Rezervimi për pjesëmarrje i domosdoshëm, në këtë nr. tel. 25116271.

Do të marrin pjesë:
– Thomas Sjørup – Fotoreporter i luftës në Kosovë
– Niels Henrik Hooge – Autor i librit Kosova (nga lufta në Kosovë)
– Elida Petoshati – Ambasadore e Shqipërisë në Danimarkë.
– Arton Krasniqi – Konsull i Republikës së Kosovës në Danimarkë.
– Tue Magnussen – Ekspert danez për çështjet ballkanike (sidomos asaj shqiptare) etj.

Të nderuar krijues, poetesha dhe poetë!

Ju falënderojmë shumë që i jeni përgjigjur ftesës së Qendrës „Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur“ për të dërguar poezitë tuaja, për përmbledhjen poetike me karakter tematik mbi gjenocidin serb në Kosovë!
Bazuar në përzgjedhjen e komisionit vlerësues, janë përfshirë në libër të gjitha poezitë që i kanë përmbushur dy kriteret e parapara.
Poezitë që nuk janë përfshirë kësaj radhe në libër, shkaku i mospërmbushjes së njërit nga kriteret, janë gjithashtu me vlera dhe do të mbahen nga Qendra për botimet eventuale të karakterit tjetër.
Nga zemra ju dëshirojmë suksese në krijimtarinë tuaj të mëtejme poetike!

Në emër të Qendrës „Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur“

Lulëzim Etemaj dhe Isuf Sherifi

Duke u nisur nga fakti se më 16 maj 2019 Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën nëpërmjet së cilës vendosi që 15 janari të jetë DITA E PËRKUJTIMIT TË GJENOCIDIT NDAJ SHQIPTARËVE NË KOSOVË, më 15 janar 2020, Qendra «Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur» do të mbajë një tubim kushtuar viktimave të gjenocidit.

Duke u nisur nga fakti, se gjenocidi është krimi më i rëndë që njeh njerëzimi dhe që është i ndëshkueshëm sipas të drejtës penale ndërkombëtare, Serbia si shtet ka ngritur një sistem të tërë veprimtarish, në funksion të shkatërrimit të vërtetësisë së gjenocidit që kreu gjatë luftës në Kosovë. Përpjekja për të humbur dhe shkatërruar gjurmët e krimeve ka qenë dhe mbetet strategji e vazhdueshme e Serbisë, me qëllim mohimin e gjenocidit.
Gjatë luftës në Kosovë këtë funksion e ka orkestruar Ministria e Informatave e Qeverisë së Serbisë, me në krye me Aleksandar Vuçiqin, ndërsa pas përfundimit të saj, për këtë qëllim janë angazhuar ministri të shumta dhe sektorë të veçantë të shtetit serb, të cilin e drejton po i njëjti person: Aleksandar Vuçiq.
Propaganda e shtetit serb në funksion të mohimit të gjenocidit në Kosovë është intensifikuar, sidomos pasi Kuvendi i Kosovës miratoi “Rezolutën për gjenocidin e kryer serb në Kosovë” më 8 maj 2019.
Nga rezoluta e lartpërmendur do të veçojmë vetëm faktin, se “Kuvendi i Kosovës kërkoi që 15 janari të shpallet “Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë”, për arsye se në këtë datë, në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, forcat serbe kanë kryer një nga krimet më të shëmtuara gjenocidare që kishte ndodhur deri në atë kohë, që revoltuan komunitetin ndërkombëtar dhe e mobilizuan, për t’i dhënë fund politikës së gjenocidit në Kosovë.
Pikërisht për këtë arsye, krimi i gjenocidit, që njihet në opinionin publik si “Masakra e Reçakut”, ka qenë dhe mbetet objekt i sulmeve të vazhdueshme të strategjisë, që synon mohimin e vërtetësisë së saj.
Në kuadër të kësaj strategjie duhet të shihet edhe deklarata e fundit e presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili e cilëson krimin e gjenocidit në fshatin Reçak si “trillim i sajuar nga William Walker-i”. Kjo deklaratë e Aleksandar Vuçiqit nuk paraqet asnjë risi. Përkundrazi është përsëritje e fjalëpërfjalshme e asaj që ka thënë disa herë gjatë luftës në Kosovë, sidomos pas 17 janarit të vitit 1999, kur Qeveria e Serbisë e shpalli William Walker-in “persona nongrata” dhe i dha afat prej 48 orësh që të largohej nga Kosova.
Tani që po mbushen 21 vjet nga krimi i gjenocidit në Reçak, shteti serb dhe presidenti i saj dëshirojnë ta mbulojnë të vërtetën për Reçakun me propagandë, duke menduar se pluhuri i kohës mund të ketë mbuluar edhe të vërtetën për këtë krim të planifikuar e të zbatuar nga shteti serb.
Arsenali propagandistik i shtetit serb duke u përpjekur ta shkatërrojë të vërtetën, ka sajuar gënjeshtrën se gjoja të vrarët paskëshin qenë pjesëtarë të UÇK-së dhe se gjoja pas përfundimit të betejës, trupave të tyre u janë hequr uniformat dhe u janë veshur rroba civile. Se kjo është një gënjeshtër dhe një fyerje e rëndë ndaj viktimave, këtë e dëshmojnë edhe ekspertët mjeko-ligjorë finlandezë, që ishin ngarkuar nga Bashkimi Europian për të bërë një ekspertizë të pavarur. Sa për ilustrim për ata që nuk kanë pasur mundësi të informohen hollësisht rreth rezultateve të analizave të kësaj ekspertize, do të citojmë deklaratën e udhëheqëses së këtij ekipi mjeko-ligjor, Helena Ranta: “Me autopsinë e trupave, me gëzhojat që u gjetën në vendin e krimit, me hulumtimet në përrua, ku çdo centimetër e tokës së tij është përshkuar me lopatë, me lugë dhe me detektor metalesh, çështja e Reçakut është tema e shoshitur më së miri në historinë e Gjykatës së Hagës (…). Të vdekurit bartnin veshje civile, shtatë-tetë shtresa njëra mbi tjetrën, sepse ishte dimër. Autopsia vërtetoi se ata ishin vrarë me këto tesha. Gjatë hulumtimeve u gjetën plumba në gropën e përroit, nën sipërfaqen e dheut, aty ku u gjetën viktimat. Kategorikisht, përjashtohet mundësia që 23 njerëzit e gjetur në përrua të jenë vrarë në ndonjë vend tjetër. Nuk janë vendosur më vonë në këtë përrua dhe nuk ka pasur asnjë inskenim. Civilët shqiptarë janë vrarë nga afër dhe nuk ka asnjë rëndësi nëse ishin vrarë nga distanca një apo dy metra. Sido që të jetë, ata nuk janë vrarë në betejë”.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” mbështet reagimet e shumta ndaj deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e cila ka për qëllim mohimin e gjenocidit në Kosovë.
Me qëllim që të jemi koherentë lidhur me qëndrimet tona, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” kërkon që të mobilizohemi si shtet dhe si shoqëri, që më 15 janar të shënojmë në mënyrën më të mirë të mundshme Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë.
Gjenevë, 8 dhjetor 2019

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”
Kryetari
Bardhyl Mahmuti

QENDRA „GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR“, në vazhdën e veprimtarisë në funksion të ndriçimit të gjenocidit në Kosovë, fton të gjithë krijuesit, që me poezitë e tyre, me tematikë krimet serbe, të kontribojnë në hartimin e një libri poetik.