FALËNDERIM

Në emisionin Oxygen në Klan Kosova e që moderohet nga Besim Dina, i ftuari i tij i radhës ishte Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, zoti Faton Peci.

Në pyetjen e shtruar rreth kërkesës që Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” iu është drejtuar institucioneve të Kosovës, që lulëkuqja me katër petale të pranohet si simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë, ministri Faton Peci pati një qëndrim mbështetës e korrekt lidhur me këtë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” falënderon ministrin Peci për qëndrimin e tij mbështetës karshi kësaj kërkese dhe shpreson që kjo frymë do të ngadhënjejë tek të gjitha institucionet e Kosovës.

Po ashtu ne shprehim një falënderim për moderatorin e mirënjohur në përmasa gjithkombëtare Besim Dina, i cili i ka dhënë zë kësaj kërkese duke e aktualizuar atë në emisionin e tij Oxygen. Përveç kësaj ne e falënderojmë atë edhe për hapësirën që ai ia jep në vazhdimësi Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”.

Share this post