Histori të dhimbshme, të frikshme, fatkeqësisht reale

Atë periudhë lufte që shtetasit e Kosovës përjetuan, autori e ka hedhur në letër me një gërshetim që të gjitha moshat mund ta përthithin leximin pa vështirësi (përpos fakteve rrëqethëse që ndoshta nuk i përshtaten të gjitha moshave, por ama fëmijë të pafajshëm janë kthyer në engjëj në vend që te vazhdonin jetën, ashtu sikurse ka ndodhur me gra, burra, të rinj e pleq)

Elisabeta Gjegji-Shehi
Elisabeta Gjegji-Shehi

Nuk kam shkruar asnjëherë disa rreshta pas leximit të një libri. E kam pëlqyer ose jo, e kam mbajtur për veten përpos bisedave me një grup shoqëror apo kolegë pune!
E në fakt ky nuk është rasti që ta mbaj për vete leximin por të diskutohet dhe të njihet e të flitet më gjerë mbi librin “Eskadronët e vdekjes” të autorit Bardhyl Mahmuti!
Pas promovimit të librit në Lyon-Francë më datë 26 qershor 2022, ku isha prezent me tim shoq, Raimond Shehi, dhe shumë bashkatdhetarë të tjerë! Mezi prita të gjeja kohën e përshtatshme për të filluar me leximin e tij pa u ndalur! Kështu veprova! E lexova me kërshëri! Një roman i bazuar në ngjarje të vërteta, të jetuara, përjetuara…
Histori të dhimbshme, të frikshme, fatkeqësisht reale.

Atë periudhë lufte që shtetasit e Kosovës përjetuan, autori e ka hedhur në letër me një gërshetim që të gjitha moshat mund ta përthithin leximin pa vështirësi (përpos fakteve rrëqethëse që ndoshta nuk i përshtaten të gjitha moshave, por ama fëmijë të pafajshëm janë kthyer në engjëj në vend që te vazhdonin jetën, ashtu sikurse ka ndodhur me gra, burra, të rinj e pleq)

Sa më përket mua për më tepër duke gëzuar emrin nënë, shpesh herë jam gjendur me sytë e lëngëzuar!

Më është kujtuar kënga “Mirësia dhe e Vërteta” ashtu sikurse “Mos ma prek ti shkja Drenicën” të cilat në atë kohë i kam kënduar në aktivitetet shkollore, por pa e ditur vërtetë dhimbjen reale që mbartnin vetë këngët!

Gjenocidi i Kosovës?!

Sa dimë ne të rinjtë sot për këtë histori, për gjakun që është derdhur, për torturat, dhunimet dhe përdhunimet?! Për UÇK-në?!

Dhe nëse dimë nga kjo histori, sa e kemi në mendje dhe në zemër?!

Sa po ndihmojmë në thellimin e rrënjëve të historisë sonë, të prejardhjes sonë, apo sa jemi ne të zotë të kontribuojmë për një të ardhme sa më të mirë të vendit tonë?! Përpos atyre që kanë sakrifikuar dikur dhe sot e mbajnë gjallë historinë, po ne si do e mbajmë gjallë vallë?!

Të lumtë mendja dhe pena z. Bardhyl!

Me shumë respekt!

Elisabeta

Share this post