Instituti i Historisë përkrahë kërkesën që lulëkuqja të jetë simbol përkujtimor i gjenocidit në Kosovë

Instituti i Historise “Ali Hadri”, në Prishtine ka mbështetur kërkesën që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.
Ky institut nëpërmjet një deklarate ka perkrahur kërkesën e Qendres “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”.

Iniciativa nga Qendra “ Gjenocidi në Kosove- Plagë e Hapur”, që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë, është i qëlluar dhe arsyetimi kuptimplotë.

Duke e parë si plotësisht të drejtë dhe të domosdoshëm të kemi një simbol të tillë,  Instituti i Historisë “Ali Hadri”, në Prishtinë, bën të njohur për opinionin publik dhe për institucionet shtetërore të Kosovës se përkrahë pas asnjë rezervë që ky simbol të jetë simbol i vetëm që pasqyron gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

Share this post