Kuvendi Komunal i Hanit të Elezit mbështet kërkesën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë

Kuvendi Komunal i Hanit të Elezit, në mbledhjen e rregullt të mbajtur më 22 dhjetor 2022, miratoi unanimisht deklaratën në mbështetje të kërkesës së Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.

Në deklaratë ndër të tjera thuhet:

Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit përkrahë dhe mbështetë idenë, respektivisht Kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, që Lulëkuqja me Katër Petale të jetë simbol i viktimave në Kosovë dhe kësisoj Lulëkuqja me Katër Petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.

Kuvendi i Komunës konsideron se katër petalet e lulëkuqes në logon e dizajnuar paraqesin qartë katër format e akteve gjenocidale që Serbia zbatoi në Kosovë: vrasjen, dhunën seksuale, spastrimin etnik dhe shkatërrimin e objekteve që lidhen me përkatësinë etnike dhe identitetin shqiptar.

Më poshtë e keni tekstin e plotë të skanuar të kësaj deklarate.:

Share this post