Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” vë kontakt me Unionin e Shqiptarëve në Kroaci

Pas vendosjes së kontakteve telefonike ndërmjet Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” dhe Unionit të Shqiptarëve në Kroaci, sot, më 23 qershor 2021, veprimtari i shquar i çështjes kombëtare Ferid Berisha, i njohur për opinionin publik si Komandant Shkupi, i dhuroi bashkëluftëtarit të vet, gjeneralit Esad Çollaku, një numër ekzemplarësh të librit “Eskadronët e vdekjes” dhe “Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të gjenocidit në Kosovë” të autorit Bardhyl Mahmuti.

Z. Esad Çollaku, gjeneral i dy luftërave kundër Serbisë (në Kroaci dhe në Kosovë), është kryetar i Unionit të Shqiptarëve në Kroaci.

Gjatë takimit të dy atdhetarët e njohur u morën vesh që një delegacion i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” të vizitojë Kroacinë me qëllim të harmonizimit të veprimtarisë në njohjen ndërkombëtare të gjenocidit që Serbia ka kryer kundër shqiptarëve në Kosovë.

Gjenevë, 23 qershor 2021
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

Share this post