U SIGURUAN MJETET FINANCIARE PËR PËRKTHIMIN E ROMANIT “ESKADRONËT E VDEKJES” NË GREQISHT!
Të dashur miq,
Falë mbështetjes së mërgimtarëve shqiptarë, në një afat shumë të shpejtë u siguruan mjetet financiare për përkthimin dhe redaktimin e romanit “Eskadronët e vdekjes” në greqisht.
Meqenëse jemi në fundjavë dhe nuk kanë ardhur njoftimet për të gjitha donacionet, mjetet financiare që do të teprojnë do të shërbejnë për financimin e projektit që e vërteta për tragjedinë që ka përjetuar populli shqiptar i Kosovës gjatë zbatimit të gjenocidit të Serbisë në Kosovë t’u ofrohet edhe lexuesve në gjuhën gjermane, frënge, spanjolle dhe boshnjake (përkthim që është i kuptueshëm edhe për lexuesit në Kroaci, Serbi dhe në Maqedoni).
Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” falënderon të gjithë ata që mbështesin projektet tona që kjo plagë e hapur që i është shkaktuar popullit shqiptar të Kosovës të ndriçohet botërisht!
Gjenevë, 23 mars 2024
Qendra Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur
Bardhy Mahmuti, Kryetar
Adnan Asllani, Zëvendëskryetar