

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në shënjestër të vazhdueshme
CHF 15.00
Botues: Epoka e Re
Botimi i parë: tetor 2024
Botimi i dytë: shkurt 2025
ISBN 978-9951-8503-9-1
- Description
- Additional information
- Reviews (0)
Description
Bardhyl Mahmuti
Ushtria Çlirimtare e Kosovës
Në shënjestër të vazhdueshme
Bashkëbiesdi me Muhamet Mavrajn
Botues: Epoka e Re
Botimi i parë: tetor 2024
Botimi i dytë: shkurt 2025
ISBN 978-9951-8503-9-1
NGA FITORJA DIPLOMATIKE E UÇK-SË TE GJYKATA E HAGËS
Përpara vendosjes së kontakteve diplomatike të përfaqësuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me diplomatët amerikanë, aksionet e saj kundër forcave të armatosura dhe pjesëtarëve të aparateve represive serbe cilësoheshin si “akte terroriste” nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe, rrjedhimisht, nga shtetet më të fuqishme të skenës politike ndërkombëtare.
• Për cilat takime bëhet fjalë dhe kush e përfaqësoi UÇK-në?
• Si u organizuan takimet dhe cili ishte roli i shtetit shqiptar?
• Cilat tema u trajtuan gjatë bisedimeve dhe si u realizua fitorja diplomatike e UÇK-së?
• Cili ishte roli i Qeverisë së Përkohshme gjatë periudhës përfundimtare të luftës në Kosovë dhe përse mungesa e konsensusit politik e la Kosovën pa institucione të përkohshme drejtuese?
• Si e shfrytëzoi Serbia mungesën e aktivitetit diplomatik të Kosovës për të përhapur imazhin negativ për UÇK-në dhe si u sajua gënjeshtra për “trafikim organesh njerëzore gjatë luftës në Kosovë”?
• Përse u mobilizuan Carla Del Ponte dhe Dick Marty pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës?
• Kush ishin hartuesit e raportit që përvetësoi Dick Marty dhe cila ishte prapavija e tij?
• Si u sajua shprehja “Ndërmarrje Kriminale e Përbashkët” dhe përse aktakuza e ngritur kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit vë në bankën e akuzës luftën çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës?
Nëpërmjet bashkëbisedimit me Muhamet Mavrajn, kryetar i atëhershëm i Unionit të Pavarur të Studentëve të Prishtinës dhe kryeredaktor i gazetës së studentëve “Bota e re”, Bardhyl Mahmuti, drejtues i Grupit Diplomatik të UÇK-së, për herë të parë shpalos thelbin e atyre bisedimeve, ku fati i ardhmërisë së luftës sonë ecte nëpër teh të shpatës!
Ramadan Avdiu
(Anëtar i Grupit Diplomatik të UÇK-së)
Additional information
| Weight | 0.6 kg |
|---|


Reviews
There are no reviews yet.