Eskadronët e vdekjes (eBook)

CHF 10.00

Ky është një variant eklektronik i librit në formatin EPUB dhe PDF.
Formati EPUB është i përshtatshëm për lexim në pajisjet elektronike si eBook Reader (p.sh. Tolino) ose edhe në Tablet, përkatësisht në smartphone e PC.

Categories: , ,
View cart

Description

Virion Graçi: Romani/kronika historike “Eskadronët e vdekjes” është provë e detajuar dhe e drejtpërdrejtë e krimeve shtetëro­re serbe ndaj shqip­tarëve në përgjithësi, dhe ndaj intelektualëve serbë, që ngritën zë­rin kun­dër gjenocidit në Kosovë. Ndërkohë që shumë prej protagonistëve të kal­varit të Kosovës të viteve ‘90 nuk janë më në jetë, ndërkohë që të rinj­të e të rejat infor­mo­hen e keqinformohen tërthoras e sipër­faqësisht për atë epokë sakrificash të përgjakshme dhe tragjedish indi­vi­duale dhe kolekti­ve, doku­mentimi i historisë nëpërmjet fjalës artisti­ke, është domosdosh­mëri. Kri­mi dhe e vërteta historike nuk mund të bashkëjetojnë. Autori Bar­dhyl Mah­muti hedh dritë mbi të vërtetën, duke na treguar për njerëz realë, jo për personazhe të imagjinuara, e po ashtu flet drejtpërsëdrejti për intri­ga shte­tërore e manipulime media­tike të kohëve moderne e jo atyre miti­ke, pa­ra historike. Prandaj ky libër do të jetë i domosdoshëm edhe për lexuesit jo­­shqip­tarë, të cilët e kanë njohur të vërtetën e kësaj tragjedie njerë­zore pak, aspak ose shtrembë­rueshëm.

Bedri Zenel Islami: Një libër i pazakontë në të gjitha pikëpamjet. I ve­çantë. Tronditës deri në thelb. Që me gjithçka i kalon kufijtë e një ro­ma­ni dhe ky kapërcim kufijsh është artistikisht madhësia e tij si vepër, është koncepti njerëzor që sjell, saktësia e rikrijimit të një bote që ishte e pranishme aq shumë në jetën e shqiptarëve të Kosovës, por edhe përtej tyre… Ndoshta ga­bohem, por asnjëherë më parë, në romanin tonë të këtyre viteve, nuk ka ar­dhur një kërkim kaq i pafund, një fushë kaq e gjerë, ku lëvizin personazhe re­ale me emra dhe bëma reale… Me një fjalë, “Eskadronët e vdekjes” është një libër që të lë pa gjumë dhe të rrëqeth!

Sevi Lami Agolli: Një roman që i duhet me patjetër brezit të ri! Një roman, që dokumenton me aq mjeshtëri artistike një realitet rrëqethës! Nuk kish si të tregoheshin dhe dokumentoheshin më bukur ato ngjarje të dhimbshme të popullit shqiptar të Kosovës, përveçse parë dhe ndier nga këndvështrimi i vetë një serbi! Ky roman i duhet fort kohës sonë!

Reviews

There are no reviews yet.


Be the first to review “Eskadronët e vdekjes (eBook)”