Eskadronët e vdekjes (eBook)
CHF 10.00
Ky është një variant eklektronik i librit në formatin EPUB dhe PDF.
Formati EPUB është i përshtatshëm për lexim në pajisjet elektronike si eBook Reader (p.sh. Tolino) ose edhe në Tablet, përkatësisht në smartphone e PC.
- Përshkrimi
- Recensione (0)
Përshkrimi
Virion Graçi: Romani/kronika historike “Eskadronët e vdekjes” është provë e detajuar dhe e drejtpërdrejtë e krimeve shtetërore serbe ndaj shqiptarëve në përgjithësi, dhe ndaj intelektualëve serbë, që ngritën zërin kundër gjenocidit në Kosovë. Ndërkohë që shumë prej protagonistëve të kalvarit të Kosovës të viteve ‘90 nuk janë më në jetë, ndërkohë që të rinjtë e të rejat informohen e keqinformohen tërthoras e sipërfaqësisht për atë epokë sakrificash të përgjakshme dhe tragjedish individuale dhe kolektive, dokumentimi i historisë nëpërmjet fjalës artistike, është domosdoshmëri. Krimi dhe e vërteta historike nuk mund të bashkëjetojnë. Autori Bardhyl Mahmuti hedh dritë mbi të vërtetën, duke na treguar për njerëz realë, jo për personazhe të imagjinuara, e po ashtu flet drejtpërsëdrejti për intriga shtetërore e manipulime mediatike të kohëve moderne e jo atyre mitike, para historike. Prandaj ky libër do të jetë i domosdoshëm edhe për lexuesit joshqiptarë, të cilët e kanë njohur të vërtetën e kësaj tragjedie njerëzore pak, aspak ose shtrembërueshëm.
Bedri Zenel Islami: Një libër i pazakontë në të gjitha pikëpamjet. I veçantë. Tronditës deri në thelb. Që me gjithçka i kalon kufijtë e një romani dhe ky kapërcim kufijsh është artistikisht madhësia e tij si vepër, është koncepti njerëzor që sjell, saktësia e rikrijimit të një bote që ishte e pranishme aq shumë në jetën e shqiptarëve të Kosovës, por edhe përtej tyre… Ndoshta gabohem, por asnjëherë më parë, në romanin tonë të këtyre viteve, nuk ka ardhur një kërkim kaq i pafund, një fushë kaq e gjerë, ku lëvizin personazhe reale me emra dhe bëma reale… Me një fjalë, “Eskadronët e vdekjes” është një libër që të lë pa gjumë dhe të rrëqeth!
Sevi Lami Agolli: Një roman që i duhet me patjetër brezit të ri! Një roman, që dokumenton me aq mjeshtëri artistike një realitet rrëqethës! Nuk kish si të tregoheshin dhe dokumentoheshin më bukur ato ngjarje të dhimbshme të popullit shqiptar të Kosovës, përveçse parë dhe ndier nga këndvështrimi i vetë një serbi! Ky roman i duhet fort kohës sonë!
Recensione
There are no reviews yet.