Kushtet e përgjithshme të Biznesit të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

1. Fushëveprimi
Termat dhe kushtet e përgjithshme të mëposhtme (GTC) zbatohen për të gjitha transaksionet ligjore që janë lidhur me Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” (në tekstin e mëtejmë i quajtur “Shitësi/ja”) kryhen përmes të ashtuquajturit “Online-shop” – shitblerje e drejtpërdrejtë përmes internetit. www.kosovogenocide.com (në tekstin e mëtejmë “dyqani online”). Këto kushte të përgjithëshme biznesore pranohen detyrimisht kur vendosni një porosi. Shitësi rezervon të drejtën për të ndryshuar këto terma dhe kushte në çdo kohë. Versioni i vlefshëm në kohën e porosisë është autoritativ/vendimtar i pandryshueshëm.

2. Oferta
Produktet dhe çmimet / shitblerjet që kryhën përmes internetit konsiderohen oferta. Oferta është e vlefshme për sa kohë që produkti mund të gjendet në dyqanin online dhe është në magazinë. Nëse një artikull nuk është më i disponueshëm ose nuk mund të dorëzohet më, shitësi mund të tërhiqet nga kontrata pa kompensim. Në këtë rast, blerësit (këtu e tutje i referohët thjesht si “blerës” ose “klient”) do t’i rimbursohet/kthehet çmimi i blerjes, tashmë i paguar.

3. Produktet dhe çmimet
Shitësi mund të vendosë lirisht çmimet dhe t’i ndryshojë ato në çdo kohë. Kur bëni porosinë, çmimi i publikuar në dyqanin online / shitblerjen direkte është vendimtar. Nëse çmimet janë publikuar gabimisht, shitësi rezervon të drejtën të njoftojë blerësin për këtë, para se t`i dërgojë mallin, në mënyrë që të bien dakord/pajtohen për një korrigjim të çmimit ose për të anuluar porosinë. Të gjitha çmimet ofrohen në Franga Zvicërane, përfshirë TVSH-në/tatimin në vlerën e shtuar. Kostot e transportit dhe paketimit llogariten dhe tregohen veçmas/ndaras nga çmimi i ofertës. Shpenzimet e deklaruara të transportit për paketat kanë të bëjnë ekskluzivisht me dërgimin e artikujve brenda Zvicrës me B-Postë, në kushtet e zakonshme të transportit të Postës dhe / ose ofruesve të tjerë të shërbimeve të paketave. Çdo kosto shtesë e shkaktuar nga partneri i zgjedhur i logjistikës, përballohet plotësisht nga blerësi.

4. Prezantimi
Prezantimi i artikujve në dyqanin online nuk është detyrues dhe mund të ndryshojë sipas rrethanave. Shitësi përpiqet që të dhënat e publikuara në dyqanin onlin / shitje direkte t`i mbajë të aktualizuara dhe korrekte. Sidoqoftë, mund të ketë vonesa të dorëzimit për shkak të ngarkesave të prodhimit / shpërndarjes dhe shitjeve përmes kanaleve të tjera. Prandaj, të gjitha informacionet mbi disponueshmërinë dhe kohën e dorëzimit janë pa garancë dhe mund të ndryshojnë në çdo kohë. Shitësi nuk merr asnjë përgjegjësi për korrektësinë ose aktualitetin e informacionit të dhënë nga prodhuesit ose shpërndarësit e tjerë, edhe nëse kjo është hulumtuar me kujdes. Shmangjet e vogla nga gjësendet e ekspozuara, shmangjet nga fotot në strukturë ose ngjyra, shmangjet nga interneti ose katalogu nuk mund t`u ikë për arsye teknike. Këto mbeten të rezervuara, përderisa qëndrojnë në materialet e përdorura (letra dhe produktet e tekstilit). Në rastin e letrës, tekstileve, lëkurës, etj., hijëzimet dhe palosjet e ngjyrave janë të natyrshme dhe të zakonshme në tregëti.

5. Lidhja e kontratës
Kontrata e blerjes lidhet kur porosia të dërgohet (online) dhe shitësi e pranon atë. Parakusht për një kontratë të vlefshme të blerjës është plotësimi i plotë dhe i sakt i formularit porositës të dhënë në internet dhe pranimi i kërkesave biznesore dhe kushteve aktuale të përgjithshme (GTC – shitblerje online). Marrja e porosisë konfirmohet nga shitësi me një konfirmim të porosisë të krijuar automatikisht me E-mail. Kjo vetëm i tregon klientit që, porosia është marrë dhe se kontrata e blerjes është lidhur, me kusht që dorëzimi të jetë i mundur dhe që çmimi të jetë i saktë.

6. Kushtet e dorëzimit

6.1 Disponueshmëria dhe dorëzimi
Kur transportohen, mallrat do të dorëzohetn me postë sa më shpejt që të jetë e mundur, pas marrjes së pagesës – ose, në rastin e blerjes në llogari, pas marrjes së porosisë. Nëse një produkt nuk është i disponueshëm dhe është shënuar gabimisht si “i disponueshëm”, konsumatori do të informohet për këtë me E-mail ose telefon dhe do të vendoset për një datë të re të përkohshme të dorëzimit ose vet-tërheqjës. Shitësi do të përpiqet të bëjë dorëzimin/dërgimin e mallit sa më shpejt që të jetë e mundur. Dorëzimi i vonuar nuk krijonë mundësi në uljen e çmimit.
Nëse një artikull nuk është më i disponueshëm dhe nuk mund të blihet ose prodhohet më nga shitësi, shitësi mund të tërhiqet nga kontrata, por duhet t’i rimbursojë plotësisht konsumatorit për pagesat e bëra tashmë për produktin në fjalë. Nëse afati i dorëzimit tejkalohet për më shumë se 3 javë pune, klienti ka të drejtë të tërhiqet nga kontrata brenda 5 ditëve, duke njoftuar shitësin me shkrim. Pagesat e bëra tashmë nga blerësi tek shitësi për produktin në fjalë do të rimbursohen, kompenzohen plotësisht. Nuk ka pretendime të mëtejshme kundër shitësit. Nëse ka kosto shtesë të transportit për shkak të një adrese të pasaktë të dërgesës ose të të dhënave të pasakta të adresës, këto kosto i bartën plotësisht blerësi. Nëse nuk bihet dakord ndryshe, shitësi dërgon porositë, qofshin të rrafshit kombëtar apo ndërkombëtar, përmes Postës Zvicërane. Në raste të tilla zbatohen dispozitat, informatat dhe afatet e dorëzimit të Postës Zvicërane-Swiss Post.

6.2 Dispozitat shtesë për dërgesa
Nëse klienti nuk pranon mallrat e dorëzuara nga furnizuesi brenda afateve të pranuara ose të specifikuara të dorëzimit, shitësi mund të tërhiqet nga kontrata, të anulojë porosinë dhe t’i ngarkojë klientit një tarifë përpunimi prej 15%, por të paktën 30,00 CHF.

7. Vlerësimi detyrues
Produktet e dorëzuara duhet të kontrollohen nga blerësi për plotësinë, korrektësinë ose dëmtimin e dërgesës menjëherë pas pranimit. Në rastin e produkteve me mangësi ose defekte, ne japim një të drejtë kthimi brenda 7 ditëve nga marrja e mallrave. Shitësi duhet të informohet menjëherë dhe para se mallrat të kthehen. Kthimi duhet të jetë në gjendje perfekte, i paketuar mjeshtërisht dhe në kurriz të blerësit.

8. Dispozitat përcaktuese dhe shërbimet
Shitësi shet sende nga prodhuesë të tjerë. Shitësi nuk ka asnjë ndikim/përgjegjësi në qëndrueshmërinë dhe funksionalitetin e produkteve ose në garancinë e prodhuesve të tjerë. Prandaj, të dhënat e garancionit të prodhuesit zbatohen, me kusht që të jenë të vlefshme në Zvicër. Përndryshe, vlejnë/zbatohen dispozitat e garancisë ligjore të Zvicrës në përputhje të Nenit 197 ff. OR.
Një pretendim i garancisë mund të bëhet nga klienti vetëm pasi të paraqitet kontrata e blerjës duke përfshirë një formular të vlefshëm të porosisë. Nuk ka asnjë pretendim garancie për dëmtim për shkak të trajtimit të gabuar ose defekteve që mund të shkaktohen nga ndikimet e jashtme. Kjo mund të jetë, për shembull, dëmi i shkaktuar nga faktorët natyror, dëmtimi nga lagështia, nga rrëximi/rënja, dëmtimi nga goditjet ose dëmtimi i shkaktuar nga modifikimet. Shitësi mund të sigurojë garancionin duke zëvendësuar produktin e dëmtuar me produkt të ri.

9. Përgjegjësia dhe mohimi i përgjegjësisë
Shitësi përgjigjet vetëm për shërbimet e garancionit të specifikuara / renditura nën Nr. 8. Çdo përgjegjësi tjetër përjashtohet, veçanërisht përgjegjësia për dëmin që nuk ndodhi në vetë produktet. Këto mund të jenë dëme indirekte, jo të drejtëpërdrejta dhe dëme pasuese, të tilla si: fitimi i humbur, kursimet e parealizuara, ose dëmtimi nga dorëzimi i vonuar. Përveç kësaj, shitësi nuk është përgjegjës për dëmet e shkaktuara nga magazinimi i papërshtatshëm.

10. Pagesa
Për produktet që dorëzohen ose porositen, pagesa bëhet paraprakisht, në llogari, sipas sistemit të ashtuquajtur PayPal ose me kartë krediti. Pas marrjes së pagesës, dërgesa ose sigurimi i artikullit do të përpunohet menjëherë. Faturat paguhen neto brenda 10 ditëve. Kur paguani me kartë krediti ose debiti ose PayPal, tarifa do të bëhet pas dorëzimit të fundit.

11. Pagesa e vonuar
Të gjithë klientët që kanë dhënë një adresë të vlefshme E-mail në dyqanin online / blerje direkte do të marrin një njohtim pagese përmes E-mail-it. Nga rikujtesa e parë, (në rast mospagese) një tarifë rikujtuese prej CHF 5.00 për rikujtesë do të tarifohet për shkak të përpjekjeve të shtuara. Shitësi gjithashtu rezervon të drejtën që të mos i ofrojë më shumë opsione pagese “kundër faturës” klientit nëse, shitësit i bëhen të njohura rrethanat e vonesës së pagesës nga ana e klientit (p.sh. vonesa e pagesës, ose probleme financiare, etj.)

12. Ndërrimi / Dërgesë e gabuar
E drejta e kthimit ekziston vetëm në rast të dorëzimit të pasaktë, të gabuar. Dallimet e vogla të ngjyrave nuk mund të shmangen për arsye teknike të prodhimit. Gjithashtu artikujt me ndryshime teknike që nuk kanë një efekt të dëmshëm në funksion dhe cilësi, përjashtohen nga kthimi. Sidoqoftë, përgjegjësia është e kufizuar për dërgesën zëvendësuese. Përjashtohen pretendimet për anulimin e kontratës ose uljen e çmimit, me kusht që një dërgesë zëvendësuese të jetë e mundur brenda një periudhe të arsyeshme. Shitësi duhet të njoftohet menjëherë në rast të dërgesave të pasakta. Në rast të dërgesave të gabuara, mallrat në fjalë duhet t’i kthehen shitësit, në paketimin origjinal, brenda 7 ditëve, pas njoftimit paraprak të shitësit. Shkëmbimi i artikujve të patëmetë, të padëmtuara përjashtohet për arsye të së drejtës së Autorit-kopjimit.

13. Mbrojtja e të dhënave
Shitësi mbledh vetëm të dhënat personale që janë të nevojshme për lidhjen e kontratës. Këto nuk do të përpunohen më tej pa pëlqimin e veçantë të blerësit. Të dhënat do t’i kalojnë palëve të treta, vetëm nëse kjo është e nevojshme për përpunimin e porosisë. Në rastin e dorëzimit në shtëpi, kjo i përket partnerit logjistik (p.sh. Postës, DHL, etj.) dhe në rastin e përpunimit të pagesës, institucionit të kreditit (p.sh. Stripe, etj.).

14. Zbatimi i ligjit dhe vendi i juridiksionit
Të gjitha marrëdhëniet ndërmjet klientit dhe Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” i nënshtrohen ekskluzivisht ligjit të Zvicrës. Vendi i juridiksionit është qyteti i Cyrihut, Kantoni Cyrih, Zvicër.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”,
versioni dyqani-online GTC: 01.01.2021