Revolta e Syzifit

CHF 20.00

Revolta e Syzifit nga Bardhyl Mahmuti është një roman dokumentar që trajton me forcë artistike dhe dëshmi të thellë njerëzore tragjedinë e Poklekut të Vjetër. Libri sjell historinë e kujtesës, dhimbjes dhe revoltës përballë gjenocidit, duke u mbështetur në personazhe dhe ngjarje të vërteta që lidhen me shtëpinë-kremator në Poklek. Një vepër e rëndësishme për kujtesën historike.

Availability: 20 in stock (can be backordered) Categories: ,
Shihni shportën

Përshkrimi

Revolta e Syzifit është një roman dokumentar i fuqishëm nga Bardhyl Mahmuti, që e sjell para lexuesit njërën prej plagëve më të rënda të luftës në Kosovë: krimin gjenocidal në Poklek të Vjetër. Përmes një rrëfimi tronditës, njerëzor dhe artistikisht të ndërtuar, autori ndërthur kujtesën personale, dëshminë historike dhe revoltën morale përballë së keqes.

Në qendër të romanit është figura e “Syzifit”, një i mbijetuar që bart jo vetëm peshën e humbjes së familjarëve, por edhe barrën e kujtesës, të së vërtetës dhe të kërkesës për drejtësi. Rrëfimi shpaloset rreth ngjarjeve që lidhen me shtëpinë-kremator në Poklek, ku u krye një nga aktet më të rënda gjenocidale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Autori e bën të qartë se personazhet dhe ngjarjet themelore të kësaj tragjedie janë të vërteta.

Ky libër nuk është vetëm roman. Është kujtesë, dëshmi dhe thirrje që krimet të mos mbulohen nga harresa. Revolta e Syzifit u drejtohet lexuesve që kërkojnë letërsi me peshë historike, emocionale dhe etike.

Autori: Bardhyl Mahmuti

Titulli: Revolta e Syzifit

Zhanri: Roman dokumentar

Botimi: Botimi i parë, prill 2026

Botues: Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”

ISBN: 978-3-9522872-5-5


(…) 

I thyer nga pesha e thasëve mbi supet e shpirtit dhe i zhytur në mendime, dola në oborr dhe u nisa për te “Zabeli i Idrizit”… Rrugës as fytyrat e luftëtarë­ve për­­para, as hapat prapa meje nuk më ngelën në kuj­­tesë. Ishim një kortezh i heshtur, ku hiri dhe kris­­talet mbi supet tona bartnin historinë e mijë­ra nje­rëzve të zhdukur. 

Shumëkush prej nesh kishte mbajtur mbi supe arki­vole njerëzish, të njohur e të panjohur, të vrarë gja­të luf­­tës, por kësaj here nuk kishte emra, nuk kish­te iden­ti­tete, vetëm heshtje dhe pesha e dhimbjes së për­bashkët. Edhe sikur të kishim mundësinë të bë­nim një analizë gjenetike të grimcave që mba­nim mbi supe, ngjash­mëria e ADN-së do të pa­mundë­son­te ndar­jen në arkivole personale të miliona frag­mente­ve të grumbulluara me kaci në qoshet e dhomës së ndenj­jes.  

Nga një shtëpi e djegur te tjetra, mbërritëm në krye të lagj­es. Shtëpitë me mure të nxira e të shkrumbua­ra, rrinin si hije skeletesh përballë zabelit, të harrua­ra në rrënojat që mbizotëronin gjithandej. Errësi­ra mesjetare ishte ulur këmbëkryq mbi vendbanim­et to­­na dhe kishte mbytur çdo gjallëri. 

(…)

Informacion shtesë

Pesha 0.6 kg
Dimensions 14 × 20.5 × 3.5 cm

Recensione

There are no reviews yet.


Be the first to review “Revolta e Syzifit”