Botohen dy libra në shënim të 15 janarit

Njoftojmë të gjithë lexuesit shqiptarë se për 15 JANAR, në Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” vendosi të botojë dy vepra letrare:

  • Romanin “Revolta e Syzifit”, i autorit Bardhyl Mahmuti, që i kushtohet aktit gjenocidal në Poklek të Vjetër, gjatë së cilit forcat e armatosura serbe vranë 53 civilë shqiptarë (26 fëmijë të mitur, 5 të rinj, 20 gra dhe dy burra);
  • Ribotimin e përmbledhjes me poezi “Ëndërr në Zarf”, i autorit Ismail Syla, që i kushtohet viktimave të gjenocidit serb në Kosovë dhe sidomos fëmijëve, ëndrrat e së cilëve mbeten në zarfe të përgjakura.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” falënderon të gjithë donatorët, falë mbështetjes financiare të së cilëve kemi mundur të realizojmë projektet për sensibilizimin e opinionit rreth domosdoshmërisë së mobilizimit të gjithanshëm për të hedhur dritë të plotë në krimin e gjenocidit që përjetuam gjatë luftës 1998–1999.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” vendosi që tërësia e mjeteve financiare që do të grumbullohen nga shitja e romanit “Revolta e Syzifit” të shkojë për mirëmbajtjen e “Shtëpisë Muze – Masakra e Poklekut” dhe përkthimin e këtij romani në gjuhët e huaja.

Gjenevë, 15 janar 2026

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

 

Share this post