TË FALEMINDERIT SHUMË Z. BEHGJET PACOLLI!
Ish presidenti i Republikës së Kosovës, deputeti i shumëfishtë i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetar i partisë politike Aleanca Kosova e Re, z. Behxhet Pacolli doli në mbështetje të kërkesës që lulëkuqja të bëhet simbol unik i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Në postimin që ka bërë në rrjetin social facebook, z. Pacolli shkruan:
“Shpirtërisht mbështes iniciativën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, që kjo lulëkuqe të vendoset zyrtarisht si simbol i këtij Gjenocidi. Bashkërisht t’i nderojmë viktimat e pafajshme të gjenocidit serb”.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” falënderon përzemërsisht z. Behxhet Pacolli për këtë mbështetje shumë të rëndësishme dhe për vullnetin e shprehur që bashkërisht t’i nderojmë viktimat e gjenocidit të Serbisë.
Bardhyl Mahmuti- Kryetar
Adnan Asllani- Zëvendëskryetar