Adem Gashi: Mbështetja ime i detyrohet para së gjithash synimit fisnikërues e njerëzor si vlerë sipërane universale

Kryetari i parë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës pas çlirimit të vendit (1999-2005) Adem Gashi (poet, romansier, tregimtar e eseist, autor i 27 librave dhe i 170 teksteve për këngë, kryesisht për dëshmorët e heronjtë e UÇK-së; laureat i dhjeta çmimeve letrare; laureat i Çmimit për karrierë letrare “Azem Shkreli” për vitin 2021 të Ministrisë së Kulturës, vepra e të cilit prezantohet në dhjeta antologji në disa gjuhë të botës) ka mbështetur kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

Në një postim të tij në rrjetin social Facebook, ai ka bërë të ditur se e përkrahë këtë kërkesë.

Ideja e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, një shenjë kujtese e rikujtese e përgjithmonshme, një lule mosharrimi me dhembje, dhimbje e tragjizëm brenda. Mbështetja ime, këtu e për këtë, nuk i detyrohet një kërkese formale administrative, por, para së gjithash synimit fisnikërues e njerëzor si vlerë sipërane universale. – ishin fjalët e zgjedhura nga shkrimtari Adem Gashi.

Share this post