Aktori i njohur spanjoll kërkon drejtësi për popullin shqiptar të Kosovës!

Pas përkrahjes që i dha shkrimtarja dhe gazetarja galiciane Ana Exposito Valle që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i viktimave të gjenocidit në Kosovë edhe aktori i njohur spanjoll Miguel Angel Garzon Utrilla ka dalë në mbështetje të kësaj kërkese. Në komentin që i ja bërë postimit të Zonjës Valle, ai shkruan:

Historinë e tragjedisë që pësuan shqiptarët e Kosovës e di nga miq të ngushtë. Dëshiroj të shpreh mbështetjen time të plotë për nismën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, dhe se me mbështetjen e shumë njerëzve, lulëkuqja me katër petale është simboli me të cilin përkujtohen të gjitha viktimat e gjenocidit në fjalë. Drejtësi për popullin shqiptar të Kosovës!

Spanjisht:
Conozco la historia de la tragedia sufrida por los albaneses de Kosovo por amigos cercanos. Me gustaría mostrar mi total apoyo al movimiento del Centro “Genocidio en Kosovo-Herida abierta”, y que con el apoyo de muchos, la amapola de cuatro pétalos sea el símbolo con el que conmemorar a todas las víctimas de dicho genocidio. ¡¡Justicia para el pueblo albanés de Kosovo!!

Sa për njoftim, aktori Miguel Angel Garzon Utrilla, ka luajtur në shumë filma spanjoll dhe për shkak të zërit të tij karakteristik, viteve të fundit është i angazhuar si dublues zëri në sinkronizimin e filmave, kryesisht të zërit të aktorit të famshëm Neil Patrick Harris.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” e falënderon aktorin Miguel Angel Garzon Utrilla për këtë përkrahje të rëndësishme për ne dhe sidomos e vlerëson lart kërkesën e tij që të ngahnjejë drejtësia për viktimat e këtij gjenocidi.

Bardhyl Mahmuti, Kryetar
Adnan Asllani, Zëvendëskryetar

Share this post