Arbër Agalliu: Mbështes nismën që lulëkuqja me katër petale të shndërrohet në simbol të përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë!

Arbër Agalliu, gazetar me origjinë shqiptare që ka emigruar në Itali me familjen e tij kur ai ishte 10 vjeç, i njohur për reportazhet e shumta për komunitetin arbëreshë në Italisë dhe humanist që angazhohet kundër diskriminimit racial.

Pas publikimit të mbështetjes që Kapiteni Legjendar i Kombëtares Shqiptare, z. Lorik Cana i dha kërkesës së Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë, gazetar me origjinë shqiptare që ka emigruar në Itali me familjen e tij kur ai ishte 10 vjeç, i njohur për reportazhet e shumta për komunitetin arbëreshë në Italisë dhe humanist që angazhohet kundër diskriminimit racial, z. Arbër Agalliu doli me një mbështetje të veçantë.

Në faqen e tij të rrjetit social facebook, autori i programit “Toscana senza frontiere” në televizionin e Toskanës, ToscanaTv, deklaron:

“Edhe unë si kapiteni Lorik Cana mbështes nismën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të shndërrohet në simbol të përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.”

Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” e vlerëson shumë lartë mbështetjen e gazetarit Arbër Agalliu dhe e falënderon përzemërsisht.

Share this post