Avokati i njohur nga Italia Gentian Alimadhi, mbështet nismën që lulëkuqja të jetë simbol zyrtar në kujtim të viktimave të gjenocidit në Kosovë 

Gentian Alimadhi është një avokat shqiptar që ka studion e vet në Parma të Italisë. I lindur e i rritur në Fier, nga viti 1993 jeton në Parma ku ka ndjekur universitetin për juridik, është bërë avokat – i pari jokomunitar i regjistruar në Urdhrin e Parmës – e aty ka ngritur familje e ka hapur studion e tij legale që sot ka seli edhe në Piacenza e në Tiranë. Në një postim në rrjetin shoqëror Facebook, avokati Gentian Alimadhi e ka përkrahur kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.

Ky është postimi i tij:

Mbështes nismën e Qendra Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja të jetë simboli në kujtim të viktimave të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të Dardanisë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” falënderon avokatin Gentian Alimadhi për këtë përkrahje shumë të rëndësishme për ne.

Bardhyl Mahmuti, Kryetar
Adnan Asllani, Zëvendëskryetar

 

Share this post