Besa Fondation përkrah kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë

Në ditën e përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë, edhe fondacioni “Besa” nga Gjermania ka mbështetur kërkesën të cilën Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ia ka drejtuar institucioneve të Kosovës, që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.

Ky është postimi i plotë:

Të përkujtojmë martiret qe u vranë sistematikisht nga shteti serb.

Lavdi te rënëve për liri.

Njëkohesisht mbeshtesim propozimin per simbolin lulëkuqja e Kosovës nga qendra “Gjenocidi në Kosovë-plagë e hapur“.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” e falënderon fondacionin “Besa” për këtë përkrahje të rëndësishme për ne.

Bardhyl Mahmuti, Kryetar
Adnan Asllani, Zëvendëskryetar

Share this post