Blerim Grubi mbështet iniciativën që lulëkuqja të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë

Blerim Grubi është profesor i rregullt në Universitetin e Prishtinës dhe në Universitetin e Tetovës në fakultetin e arteve. Është i dekoruar me Medalje Presidenciale të Meritave për kontributin e dhënë në fushën e kulturës dhe arsimit në Republikën e Kosovës.

Në një postim të tij në rrjetin social Facebook i ka dhënë mbështetje kërkesës së Qendrës «Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur» që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë.

«Përkrahi iniciativën e Qendrës « Gjenocidi në Kosovë-plagë e hapur » lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i gjenocidit në Kosovë!» – ka shkruar ai

Share this post