Deklaratë mbështetëse e Fakultetit të Arteve në Universitetin Shtetëror të Tetovës që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë
UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS
FAKULTETI I ARTEVE
DEKLARATË MBËSHTETËSE
Që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë
Gjenocidi është krimi më i shëmtuar dhe më mizor që njeh historia njerëzore. Duke përcaktuar për qëllim shkatërrimin e një grupi kombëtar, etnik, racor ose fetar si të tillë, kryerësit e gjenocidit godasin tërë njerëzimin!
Krimi i gjenocidit që shteti serb zbatoi kundër shqiptarëve të Kosovës, dëshmitarë të së cilit ishim ne, është krimi më monstruoz i fundit të shekullit XX. Është për keqardhje që edhe pas një çerek shekulli nga koha e kryerjes së gjenocidit serb ndaj shqiptarëve nuk kemi një simbol që do të pasqyronte këtë krim.
Kërkesa e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i viktimave të gjenocidit në Kosovë ka ngjallur interesimin tonë të madh.
Pasi e analizuam hollësisht propozimin e kësaj qendre, ne vendosëm të dalim me një deklaratë publike:
- Lulëkuqja me nuancat e ngjyrës së flamurit tonë kombëtar, që pasqyron se qëllimi serb ishte shkatërrimi i tërësishëm ose i pjesshëm i shqiptarëve si komb;
- Pasqyrimi i figurave të burrave, grave, djemve dhe vajzave në vend kokrrave të zeza të farës së lulëkuqes, për të kujtuar njerëzit e të gjitha moshave dhe gjinive që ishin viktima të këtij gjenocidi;
- Prerja e lulëkuqes në katër petale për të përfshirë katër format e akteve gjenocidare, që Serbia zbatoi gjatë luftës së fundit në Kosovë (vrasjet, dhuna seksuale, spastrimi etnik dhe shkatërrimi i objekteve që lidhen me përkatësinë etnike dhe identitetin shqiptar);
- Prerja e petaleve të lulëkuqes në atë formë që të transmetojnë mesazhin se kemi të bëjmë me plagë të hapura, nga rrjedh gjaku i pafajshëm i viktimave shqiptarë të këtij gjenocidi;
- Vendosja e petaleve në formë të shkronjës X, për të pasqyruar faktin se gjatë luftës, në disa vendbanime ku popullsia ishte e përzier në aspektin e përkatësisë etnike, okupatorët serbë kishin shënjuar shtëpitë e shqiptarëve me një X, me qëllim që të udhëzoheshin forcat e armatosura serbe drejt vendeve ku duhej të kryheshin krimet;
- Dhe elemente të tjera që ka lulëkuqja e propozuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” është një realizim i shkëlqyer profesional.
Prandaj, ne si profesorë të artit në Universitetin e Tetovës i japim përkrahjen e plotë dhe pa rezervë që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.
Dekani: Prof. ord. Mr. Senad Abduli
Prodekan për shkencë: doc. Dr. Jëlldëz Asani
Profesorë ordinar:
- Nevzat Bejtuli Kica
- Melik Arsllani
- Ilirjan Beqiri
- Bashkim Mexhiti
- Safet Spahiu
- Bajram Çupi
- Muamer Sadiku
- Reshat Ameti
- Nehat Beqiri
- Hajrush Iseni
- Reshat Ameti
- Nafi Jashari
Profesorë inordinar:
- Ariana Kuriu Grubi
- Agron Abduli
- Sulejman Rushiti
- Zenun Sherifi
- Kushtrim Bekteshi
- Teuta Halimi Selmani
- Sabedin Selmani
- Lulzime Leka Mulaku
- Nora Halimi
Profesorë docent:
- Drenusha Palloshi
- Ass. Valmir Aziri
- Ass. Osman Demiri
Tetovë, 2 janar 2023
