“Diaspora për Shqipërinë e Lirë” përkrah kërkesën që lulëkuqja të bëhet si simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë 

Lëvizja ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’, është një nismë qytetare e lindur në mërgatë, e cila angazhohet në mënyrë pro-aktive për përfshirjen e mërgatës shqiptare në proceset politike dhe ato politikbërëse brenda Shqipërisë. Në një postim në rrjetin shoqëror Facebook, kjo Lëvizje e ka përkrahur kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.

Ky është postimi i tyre:

Bashkohemi me këtë nismë nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja të jetë simboli në kujtim të viktimave të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të Dardanisë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” falënderon Lëvizjen “Diaspora për Shqipërinë për këtë mbështetje.

Bardhyl Mahmuti, Kryetar
Adnan Asllani, Zëvendëskryetar

 

Share this post