Dijana Toska mbështet kërkesën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë

Dijana Toska, juriste, gazetare, producente, humaniste dhe intelektuale par excellence e njohur si fituese e çmimit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, e çmimit “Mbretëresha Teuta”, për kontribut në avancimin e pozitës së femrës shqiptare në botë dhe e shumë titujve prestigjiozë, producente e filmit të parë dokumentar në Kosovën e pasluftës “Lugina e dhembjes dhe e shpresës – Bllaca”,  autore dhe ideatore e projektit “Himni i Nënë Terezës” doli në përkrahje të kërkesës që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë dhe realizimin e kësaj kërkese e sheh si përgjigjja më civilizuese kombëtare kundër krimeve njerëzore.

Në rrjetin social facebook zonja Dijana Toska shkruan:

Mbështes kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të përkrahet unanimisht si simbol unik i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Meqë jemi në prag të 15 janarit, ditës së përkujtimit të gjenocidit në Kosovë, miratimi institucional i këtij simbol unik do të ishte përgjigjja më civilizuese kombëtare kundër krimeve njerëzore.

Lulëkuqja me nuancat e ngjyrës së flamurit tonë kombëtar, le të na shërbejë si simbol i premtimit kombëtarë për të përkujtuar identitetin e gjakun e pafajshëm të viktimave që ishin pre e këtij gjenocidi në fund të këtij shekulli.

Me respekt,

Dijana Toska

Shkup

3.1.2023

Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” falënderon përzemërsisht intelektualen dhe humanisten e shquar Dijana Toska për mbështetje të veçantë dhe mesazhin që përcjell nëpërmjet këtij publikimi!

Me respekt të veçantë

Bardhyl Mahmuti, Kryetar

Adnan Asllani, Zëvendës Kryetar

Share this post