Duke u nisur nga fakti se më 16 maj 2019 Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën nëpërmjet së cilës vendosi që 15 janari të jetë DITA E PËRKUJTIMIT TË GJENOCIDIT NDAJ SHQIPTARËVE NË KOSOVË, më 15 janar 2020, Qendra «Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur» do të mbajë një tubim kushtuar viktimave të gjenocidit.

Tubimi do të mbahet më 15 janar, duke filluar nga ora 19:00, në këtë adresë:

GZ Oerlikon
Gubelstrasse 10
8050 Zürich

Ftohen të gjithë bashkatdhetarët që të përkujtojmë këtë tragjedi të madhe kombëtare!