Dr. Sabri Kiçmari e konsideron ide shumë të mirë iniciativën për lulëkuqen
Në një postim në rrjetin shoqëror Facebook, filozofi dhe diplomati dr. Sabri Kiçmari e ka vlerësuar si një ide shumë të mirë kërkesën që Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ia ka drejtuar institucioneve të Kosovës, që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.
Ky është postimi i tij:
Një iniciativë shumë e mirë e miqëve të mi, Bardhyl Mahmuti dhe Adnan Asllani, udhëheqës të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, për zyrtarizimin e lulëkuqes si simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” e falënderon dr. Sabri Kiçmarin për këtë vlerësim të rëndësishëm për ne.
Bardhyl Mahmuti, Kryetar
Adnan Asllani, Zëvendëskryetar