Dr. Shkëlqim Millaku e mbështet kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë
Mbështetje për kërkesën të cilën Qendra „Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur“ ia ka drejtuar institucioneve të Kosovës, që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë, i ka dhënë edhe Prof. Dr. Shkëlqim Millaku
Dr. Shkëlqim Millaku është profesor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren dhe njëri nga themeluesit e këtij tempullit të dijes, studiues i zellshëm në qendra të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare dhe trashëgimtar i një familjes kontribut-dhënëse për liri. Ai është i biri i dëshmorit Hazir Millaku.
Prof. Dr. Shkëlqim Millaku është autor i disa librave shkencorë që janë dritare e hapur për studiuesit e gjuhës shqipe.
Në mbështetje të kërkesës që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol zyrtar i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë, ka shkruar:
Serbia ka bërë gjenocid ndaj popullit autokton të pafajshëm. Ajo duhet të dënohet dhe jo të falet.
Nuk ka pajtim pa llogaridhënie.
E mbështes propozimin me lulëkuqe të Qendrës „Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur“.