Drejtësi për viktimat e aktit Gjenocidar në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan

Sot përkujtojmë vrasjet monstruoze të rreth 100 civilëve shqiptarë, të kryera nga forcat e armatosura serbe më 14 maj 1999 në fshatrat Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan.

Gjatë operacioneve në këto fshatra nënkoloneli i Ushtrisë Serbe, Jordan Denkiq, i cili komandonte operacionet e Brigadës 125, urdhëroi ndarjen e burrave që duhej të vriteshin dhe ekzekutimin e tyre. Vetëm në shtëpitë e Azem Gashit, Demë Gashit dhe të Kadri Çekut në fshatin Qyshk u ekzekutuan 44 civilë të të gjitha moshave!

Fatkeqësisht sot e kësaj dite askush nga zinxhiri komandues i Ushtrisë Serbe dhe ekzekutuesve të këtyre krimeve gjenocidare nuk ka dhënë përgjegjësi penale.

Gjenocidi që ka kryer Serbia në Kosovë është plagë e hapur që kërkon drejtësi!

Share this post