Edhe një mbështetje e madhe nga Tirana!

Shkrimtari dhe gazetari i mirënjohur shqiptar z. Enkel Demi, i lindur në Tiranë, familja e të cilit është me origjinë nga Filati i Çamërisë, që njihet si shkrimtar me emrin Tom Kuka dhe që fitoi Çmimin Europian të Letërsisë për vitin 2021, ka dalë në mbështetje të hapur që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë.

Në postimin në rrjetin social facebook, ai ka shpërndarë simbolin e lulëkuqes të dizajnuar nga Adnan Asllani dhe ka shkruar:

Mbështes nismën e Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja të jetë simboli në kujtim të viktimave të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të Dardanisë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” falënderon përzemërsisht z. Enkel Demi për këtë mbështetje shumë të madhe dhe tepër domethënëse për ne.

Share this post