Edhe një përkrahje domethënëse nga Tirana – Universiteti POLIS doli në mbështetje të lulëkuqes si simboli i gjenocidit në Kosovë

Një përkrahje domethënëse për kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit erdhi nga Universiteti Polis në Tiranë.

Në publikimin e bërë në rrjetin social facebook ata e cilësojnë nismën e  Qendrës si “Një nismë mbarëkombëtare për ndërgjegjësimin e shoqërisë brenda e jashtë vendit, mbi të drejtën e patjetërsueshme të shqiptarëve për vendosjen e drejtësisë për mijëra të vrarë, të humbur e të dhunuar prej gjenocidit të ushtruar në Kosovë gjatë viteve 1997-1999!

Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” falënderon stafin e Universitetit Polis dhe vlerëson lartë kontributin e kuadrit pedagogjik të këtij universiteti që çështja e simbolit të përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë dhe domosdoshmërinë e ngadhënjimit të drejtësisë të merr përmasa mbarëkombëtare!

Share this post