Është përkthyer në greqisht romani “Eskadronët e vdekjes”
Të dashur donatorë të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur “,
Për Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit që ka kryer Serbia ndaj shqiptarëve në Kosovë, 15 janarin e këtij viti e shënojmë edhe me realizimin e përkthimit në greqisht të romanit “Eskadronët e vdekjes”, të autorit Bardhyl Mahmuti.
Rikujtojmë se më 15 janar të vitit 2024, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës shpalli këtë roman si libër më të mirë kushtuar gjenocidit në Kosovë.
Falë mbështetjes suaj financiare, Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur “ realizoi këtë projekt përkthimin në greqisht të romanit “Eskadronët e vdekjes”.
Një felenderim i veçantë për Armela Hysin, Brikena Qamën dhe Tzois Keliraqin, të cilët përkthyen dhe redaktuan romanin dhe janë të angazhuar për të gjetur një shtëpi botuese në Greqi, që lexuesi në gjuhën greke të ketë mundësi të njihet me krimin më të shëmtuar të fundshekullit të XX.
15 janar 2025
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”