Federata e Paqes Universale për Kosovë, solidarizohet me kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë

Në aktivitetin e organizuar nga Federata e Paqes Universale për Kosovë, “Gratë themel i paqes së qëndrueshme”, të mbajtur më; 14.12.2022, në sallën e Parlamentit të Republikës së Kosovës, të gjithë pjesëmarrësit mbanin shenjën dalluese të lulëkuqes me katër petale, në mbështetjeje të kërkesës nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, për aprovimin e lulëkuqes me katër petale, si simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

Në fjalët e tyre, kryesuesja e seancës në këtë aktivitet znj. Mexhide Topalli, si dhe Kryetarja e Federata e Paqes Universale për Kosovë zonja Flora Brovina, përshëndetën përfaqësuesit e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, Kryetarin e saj z. Bardhyl Mahmuti duke theksuar se,  Federata e Paqes Universale për Kosovë, e mbështetë fuqishëm iniciativën e lansuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur, se është pjesë e aktive e fushatës dhe angazhohet që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimor i viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, falënderon Federata e Paqes Universale për mbështetjen e pa rezervë si dhe për solidarizimin me fushatën sensibilizuese që lulëkuqja të bëhet simbol unik përkujtimor i viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Përshëndetja e Znj. Flora Brovina Kryetare e Feseratës Universale të Paqes për Kosovë

Përshëndetja e znj. Mexhide Mjaku Topalli

Share this post