GËZUAR 15-VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS!

Me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” uron të gjithë shqiptarët kudo qofshin në botë dhe në veçanti ata që kontribuuan për lirinë e Kosovës, familjet e dëshmorëve dhe të gjithë të mbijetuarit e politikës së gjenocidit që zbatoi Serbia në Kosovë!

Në këtë 15 vjetor të Pavarësisë së Kosovës bëhet një çerek shekulli i fillimit të zbatimit të gjenocidit në Kosovë nga shteti i Serbisë, kundër shqiptarëve të Kosovës. Andaj, as në këtë ditë gëzimi MOS HARRO GJENOCIDIN, këtë PLAGË TË HAPUR NË PRITJE TË DREJTËSISË!

Share this post