GËZUAR 16-TË VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS
Të dashur shqiptarë,
Me rastin e 16-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” uron të gjithë shqiptarët kudo qofshin në botë për këtë fitore të madhe në rrugëtimin tonë drejt realizimit të plotë të aspiratave kombëtare.
Në veçanti u jemi mirënjohës familjeve të dëshmorëve, të mbijetuarve të politikës së gjenocidit që zbatoi Serbia në Kosovë dhe të gjithë atyre që kontribuuan, në cilëndo formë qoftë, për lirinë e Kosovës!
Ky përvjetor përkon me përmbylljen e çerekshekullit të gjenocidit të fundit të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës, prandaj, as në këtë ditë gëzimi MOS HARRO GJENOCIDIN, këtë PLAGË TË HAPUR NË PRITJE TË DREJTËSISË!
Gjenevë, 17 shkurt 2024
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”
Bardhyl Mahmuti, Kryetar
Adnan Asllani, Zëvendëskryetar