Historiani Hakif Bajrami i jep përkrahje iniciativës që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit

Historiani Hakif Bajrami përkrah kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

“E mbështes iniciativën e Bardhyl Mahmutit që lulëkuqja të jetë simbol i gjenocidit ndaj shqiptarëve”, ka thënë historiani Hakiklf Bajrami.

Kjo iniciativë e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” drejtuar institucioneve të Kosovës deri më tani ka marrë përkrahje të madhe nga përfaqësues të nivelit qendror e lokal, shkrimtarë, artistë, përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë e nga personalitete ndërkombëtare. /Epoka e Re/

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” falënderon Profesorin e nderuar Hakif Bajrami për këtë mbështetje të rëndësishme dhe për kontributin e tij të madh në historiografinë shqiptare.

Me respekt

Bardhyl Mahmuti, Kryetar

Adnan Asllani, Zëvendëskryetar

Share this post