Homazhe pranë lapidarit në Likoshan, në nderim të viktimave të gjenocidit në Kosovë

Likoshan, 28 shkurt 2023

Në nderim të viktimave të gjenocidit të fundit në Kosovë i cili ka filluar më 28 shkurt deri më 1 mars 1998, e që sivjet shënon NJË ÇEREK SHEKULLI, aktivistët e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” të prirë nga drejtuesi i për Kosovë z. Bujar Dugolli, kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore në Likoshan, aty ku janë shënuar emrat e të gjitha viktimave të akteve gjenocidare në Likoshan dhe Qirez.

Këtë e ka bërë të ditur z. Bujar Dugooli përmes një postimi në facebook, ku ndër të tjera ka theksuar:

Për nderë të shënimit të kësaj ngjarjeje historike, sot, bashkë me aktivistët e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, bëmë nderime dhe vendosëm lule para lapidarit me emrat e të rënëve, për të cilët duhet me çdo kusht të kërkohet drejtësi.

Ne nuk mund të lejojmë që e kaluara jonë të harrohet dhe të mos dokumentohet në mënyrë faktike, shembull për këtë është edhe Sheremet Sejdiu, babai i katër djemve të vrarë në këtë masakër, që lapidarin e ngriti vet me duart e tij.

Ky është postimi i plotë i tij:

Para 25 vitesh, si sot, më 28 shkurt 1998, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të prirë nga Komandanti Adem Jashari, te vendi gjashtë Lisat, në Likoshan të Drenicës, iu kishin zënë pritën forcave policore serbe, që po terrorizonin shqiptarët e asaj ane. Në ato luftime, u vranë shumë ushtarë e policë serbë, disa të tjerë mbetën të plagosur. Në këto luftime ranë edhe katër dëshmorë të lirisë nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Rexhepi, Beqir Rexhepi, Muhamet Islami- Gjeli, Naser Islami- Gjeli, ndërsa kishte edhe disa të plagosur.

Këto humbje për Serbinë ishin të mëdha, ajo menjëherë filloi të hakmerrej ndaj popullatës civile, në një aksion brutal ku morën pjesë qindra forca policore serbe.

Mësimi ishte i qartë, lufta kishte nisur, dhuna dhe terrori i ushtarëve dhe policëve serbë, nuk do të tolerohet në Drenicë e as në Kosovë gjithandej. Çmimi i lirisë do të jetë shumë i lartë, vetëm në Likoshan dhe Qirez u vranë dhe masakruan 20 civilë, anëtarë të familjes Ahmeti, Sejdiu dhe të tjerë nga familjet dhe fshatrat përreth. Serbia, humbjet e saj i rikthente në hakmarrje duke bërë krime ndaj civilëve, ndërsa masakrat, dhunimet, dëbimet, shkatërrimet i kishte metoda gjenocidale.

Për nderë të shënimit të kësaj ngjarjeje historike, sot, bashkë me aktivistët e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, bëmë nderime dhe vendosëm lule para lapidarit me emrat e të rënëve, për të cilët duhet me çdo kusht të kërkohet drejtësi.

Ne nuk mund të lejojmë që e kaluara jonë të harrohet dhe të mos dokumentohet në mënyrë faktike, shembull për këtë është edhe Sheremet Sejdiu, babai i katër djemve të vrarë në këtë masakër, që lapidarin e ngriti vet me duart e tij.

Respekt e nderim për të gjitha familjet e dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës!

Lavdi të rënëve për liri!

Share this post