ILIR KULLA: Nisma për lulëkuqen me katër petale të shndërrohet në nismë mbarë kombëtare

Publicist dhe analist politik shqiptar me eksperience 25 vjeçare politike dhe diplomatike, këshilltar politik dhe për çështje sigurie të disa presidentëve të Shqipërisë dhe të Qeverisë shqiptare, ka mbështetur publikisht nismën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të shndërrohet në simbol të përkujtimit të viktimave të gjenocidit.

Ky intelektual shqiptar i specializuar për çështje sigurie në Izrael, Itali, Gjermani, SHBA, Hungari, NATO etj., i cili gjatë luftës në Kosovë ka dhënë një kontribut shumë të madh në rrafshin politik, mediatik dhe diplomatik, kërkon që kjo nismë të shndërrohet në instrument politik dhe shoqëror në vetëdijesimin për të drejtën e patjetërsueshme të vendosjes së drejtësisë për mijëra viktimat e gjenocidit të shkaktuar nga makineria shtetërore serbe.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” e falënderon përzemërsisht z. Ilir Kulla për përkrahjen e tij dhe sugjerimet tepër domethënëse.

Share this post