Instituti për Studime Politike dhe Ndërkombëtare në mbështetje të kërkesës që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë

Instituti për Studime Politike dhe Ndërkombëtare me seli në Shkup, ka bërë thirrje që të formalizohet kërkesa e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Ky është postimi i tyre në faqen zyrtare në Facebook:

GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR

Mbështesim iniciativën nga veprimtari z. Bardhyl Mahmuti si dhe Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” për të përcaktuar simbolin e lulëkuqes me katër petale si simbol unik të përkujtimit të viktimave të Gjenocidit në Kosovë.

Presim formalizimin e kësaj nisme më 15 janar 2023 kur Kosova shënon Ditën e Gjenocidit.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” falënderon Institutin për Studime Politike dhe Ndërkombëtare për këtë mbështetje si dhe për kontributin në fushën e studimeve politike.

Me respekt

Bardhyl Mahmuti, Kryetar

Adnan Asllani, Zëvendëskryetar

Share this post