Intelektuali danez Niels Henrik Hooge i bashkangjitet kërkesës që lulëkuqja të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë

Unë mbështes iniciativën që institucionet në Kosovë ta përdorin këtë logo si emërtim i perbashkët për spastrimin etnik, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin.

Niels Henrik Hooge është një hulumtues shkencor, jurist, filozof dhe shkrimtar danez. Në një postim të tij ai mbështetë publikisht kërkesën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.

„Si disa persona të tjerë këtu në Danimarkë, edhe unë mbështes iniciativën që institucionet në Kosovë ta përdorin këtë logo si emërtim i perbashkët për spastrimin etnik, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin që ndodhi para dhe gjatë fundit të shekullit të kaluar në Kosovë.

Ngjarjet vazhdojnë të përbëjnë një traumë dhe meritojnë një simbol që kontribuon që ato të mos zhduken nga kujtesa historike.” – Ishin fjalët e Niels Henrik Hooge

 

Njoftojmë lexuesit shqiptarë të moshës më të re se në momentet më kritike për popullin tonë, në kohën kur Serbia kishte vënë në funksion të gjitha aparatet e dhunës për të zbatuar politikën e gjenocidit në Kosovë, ky intelektual danez la luksin e Danimarkës, erdhi në Kosovë dhe iu bashkëngjit luftës çlirimtare të UÇK-së.

Për ne, është nder i madh që një intelektual dhe humanist si Niels Henrik Hooge të përkrahë iniciativën për simbolin e gjenocidit në Kosovë.

Faleminderit shumë Niels Henrik Hooge dhe të jemi mirënjohës përjetësisht për çdo gjë që ke bërë për Kosovën.

Share this post