JU FALEMINDERIT ASAMBLEISTË TË KUVENDIT KOMUNAL TË SHTIMES
Në mbledhjen e rregullt të mbajtur më 22 dhjetor 2022 Kuvendit Komunal të Shtimes miratoi unanimisht deklaratën në mbështetje të kërkesës së Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.
Të bashkëngjitur keni tekstin e plotë të skanuar të kësaj deklarate dhe vegzën e internetit ku mund të shihni shtrimin e kërkesës, debatet dhe vendimin unanim në përkrahje të simbolit unik.