Juristi dhe gazetari Edison Balla përkrah kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë 

Edison Balla ka lindur dhe është rritur në Bulqizë. Ai ka mbaruar studimet Bachelor për Drejtësi në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, më pas ka përfunduar edhe studimet Master Shkencor, E drejtë civile dhe tregtare në Universitetin “Luarasi”.

Aktualisht, Edisoni është pedagog në Departamentin e Drejtësisë pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës. Po ashtu i angazhuar edhe në një emision të përjavshëm si analist për çështjet juridike dhe problematikat sociale. Ai është prej kohësh pjesë aktive e Shoqërisë Civile. Themelues i Forumit “Të Rinjtë e Dibrës” dhe Bordit Rinor të Bulqizës.

Në një postim në rrjetin shoqëror Facebook, Edison Balla e ka përkrahur kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.

Ky është postimi i tij:

Mbështes padyshim nismën e Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja të jetë simboli zyrtar në kujtim të gjithë atyre viktimave, të rinj e të moshuar, gra e fëmijë që u vranë pabesisht e padrejtësisht nga regjimi gjakatar i Serbisë vetëm pse donin të jetonin të lirë në një vend të pavarur! 
Ne nuk harrojmë

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” falënderon Zotin Balla për këtë përkrahje.

Bardhyl Mahmuti, Kryetar
Adnan Asllani, Zëvendëskryetar

 

Share this post