Kalendari i gjenocidit: MASAKRA E POKLEKUT DHE ÇIKATOVËS

Më 17 prill 1999 forcat serbe ushtruan një nga aktet më të tmerrshme gjenocidare duke vrarë civilët shqiptarë në fshatin Poklek të vjetër dhe Çikatovë të vjetër të Drenicës.

77 viktimat e kësaj barbarie serbe pasi ishin vrarë, kufomat e tyre ishin djegur, për të humbur gjurmët e krimit.

As foshnjat gjashtëmuajshe e as pleqtë 75 vjeçar nuk u kursyen. Për shtetin serb që po zbatonte planin e gjenocidit ndaj shqiptarëve nuk kishte rëndësi as mosha as gjinia.

As sot kur po bëhen 22 vjet nga ky akt gjenocidar, që njihet si masakra e Poklekut e Çikatovës, nuk është dënuar askush për këto krime të tmerrshme.

Përgjegjës për këtë krim të shëmtuar është shteti Serb, i cili duhet të japë llogari për vrasjen e civilëve shqiptarë, si dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Drejtësi për viktimat e gjenocidit në Kosovë!

Drejtësi për të vrarët në Poklek e Çikatovë!

Share this post