Kolegji AAB përkrah iniciativën që lulëkuqja të bëhet simbol zyrtar i përkujtimit të gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë
Deklaratë e Kolegjit AAB
Kolegji AAB me në krye rektorin Bujar Demjaha dhe me inciativën e dekanit të Fakultetit të Arteve, Fitim Aliu, përkrah nismën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol zyrtar i përkujtimit të gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Andaj, në prag të 15 Janarit, Ditës së përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, përmes kësaj deklarate, profesorët dhe i gjithë stafi i Kolegjit AAB e mbështesin nismën dhe ftojnë institucionet e Republikës së Kosovës që të miratojnë lulëkuqen si simbol zyrtar e shenjë identifikuese për kujtimin e gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Ky simbol duhet të shërbejë si shenjë unike për të mbajtur gjallë kujtesën tonë kolektive e për të mos harruar asnjëherë!
#neverforget #temosharrojme #kolegjiaab