Komuna e Podujevës përkrah kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë

Në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Podujevës të mbajtur më 7 prill 2023, njëzëri u miratua deklarata përmes së cilës Kuvendi Komunal i Podujevës, përkrah kërkesën të cilën Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ia ka drejtuar institucioneve të Kosovës, që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” falënderon Kuvendin Komunal të Podujevës si dhe të gjithë asambleistët për këtë përkrahje të rëndësishme për ne.

 

Share this post