Krimi i gjenocidit i kryer me paramendim nga shteti Serb, na ka përfshirë edhe neve këndej kufirit të Kosovës

Rudina Zeqiri, Tetovë

Në epokën e errët të Pushtimit Jugosllav, në vetëdijen e popullit shqiptar, Kosova si nocion përfshinte të gjitha territoret shqiptare në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë!

Mbështetja e çdo iniciative kombëtare kundrejt vëllezërve dhe motrave tona, kudo që jetojnë në territoret shqiptare të ndara padrejtësisht, është hapi më i natyrshëm vëllazëror.

Krimi i gjenocidit i kryer me paramendim nga shteti Serb, na ka përfshirë edhe neve këndej kufirit të Kosovës, ka prekur çdo shqiptar pa dallim.

Sepse qëllimi i shtetit Serb ka qenë të shkatërrohet shqiptari si i tillë.

Këtë shteti Serb vetëm në periudhën 1998-1999 e ka bëre duke vrarë mbi dhjetë mijë shqiptar, dhunuar seksualisht mbi njëzet mijë femra shqiptare, duke zbatuar spastrimin etnik të shqiptarëve përmes dëbimit të shumicës dërmuese të tyre, me ç’rast edhe duke ua asgjësuar dokumentet e identifikimit. Duke shkatërruar 100589 shtëpi, 88101 objekte përcjellëse, 358 shkolla, 30 shtëpi kulturore, monumente historike, 93 biblioteka, 123 institucione shëndetësore dhe 220 objekteve të kultit fetar (xhami, teqe, tyrbe dhe kisha katolike).

Me këtë rast citoj të madhin Faik Konica (Albania 12, 1909) i cili thoshte mes tjerash:

”Duke u ngritur përmbi egoizmat e pafuqishëm dhe mëritë e pafrytshme vetjake, le të ulim kokat e të punojmë për formimin e një Shqipërie ku poshtërsia keqbërëse e armiqve tanë trashëgimtarë t’i lërë vendin drejtësisë dhe ndershmërisë së mëkëmbur të stërgjyshërve tanë. Boll duke krasitur degë kuturu, dhe me një vendosmëri të ftohtë por të pamëshirshme, le të japim goditjen përfundimtare në rrënjët e së keqes.”

Share this post