Kryetari i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, z. Alket Veliu mbështet lulëkuqen si simbol të gjenocidit në Kosovë.

Në një postim në rrjetin social facebook, z. Alket Veliu ka dalë publikisht në mbështetje të nismës së Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” dhe, me një interpretim tepër origjinal, ai shkruan:

Gjetja e lulëkuqes por edhe numri 4 i petaleve të cilat simbolizojnë 4 trevat shqiptare mbi të cilat është ushtruar dhunë ekstreme genocidiale me duket kuptimplotë. E mbështes nismën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja të jetë simboli në kujtim të viktimave të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” falënderon përzemërsisht z. Alket Veliu për këtë mbështetje dhe i sigurojmë se te ne do të gjejë gjithmonë mbështetjen e duhur në përpjekjet për të ngadhënjyer drejtësia për viktimat dhe të mbijetuarit e gjenocidit që Greqia ka kryer kundër shqiptarëve të Çamërisë.

Bardhyl Mahmuti- Kryetar

Adnan Asllani- Zëvendëskryetar

Share this post