Kryetari i Shoqatës së Avokatëve Shqiptarë në Itali mbështet kërkesën që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i gjenocidit në Kosovë

Në valën e përkrahjeve që vijnë nga ekspertë të fushës së drejtësisë që punojnë në shtetet e demokracive perëndimore, në  mbështetje të kërkesës që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i viktimave të gjenocidit në Kosovë doli edhe zoti Arjol Kondi, Kryetar i Shoqatës së Avokatëve Shqiptarë në Itali.

Në rrjetin social Facebook, zoti Arjol Kondi shkruan në gjuhën italiane dhe atë shqipe:

Anche io ostengo l’iniziativa del Centro “Genocidio in Kosovo – Ferita aperta” affinché il papavero sia un simbolo in memoria delle vittime del genocidio serbo contro gli albanesi del Kosovo!

Mbështes nismën e Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”që lulëkuqja të jetë simboli në kujtim të viktimave të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të Dardanisë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” falënderon avokatin Arjol Kondi për këtë përkrahje shumë të rëndësishme për ne. Dhe angazhimin që për këtë nismë të informojë qarqe të ndryshme intelektualësh dhe atdhetarësh shqiptarë.

Bardhyl Mahmuti, Kryetar
Adnan Asllani, Zëvendëskryetar

Share this post